2-vjetori i Marrëveshjes së Prespës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për Kryeministrin, Oliver Spasovski dhe ish kryeministrin, Zoran Zaev Marrëveshja historike e Prespës i hapi rrugë integrimit euro-atlantik dhe thelloi bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Vizitën në rajonin e Prespës për shënimin e dy vjetorit të Marrëveshjes, e shfrytëzuan edhe për fushatë parazgjedhore, duke iu kërkuar qytetarëve t’i mbështesin që partia të vazhdojë me hapat e radhës.

“Me Marrëveshjen e Prespës nga izolimi i tërësishëm në skenën ndërkombëtare e kthyem Maqedoninë e Veriut në agjendën e zgjerimit të BE-së dhe e fituam anëtarësim në NATO”,deklaroi Oliver Spasovski, Kryeministër

“Morëm përgjegjësi, e zgjidhëm kontestin dhe e arritëm Marrëveshjen me Greqinë. Si rezultat, sot kemi qytetarë krenarë dhe shtet në rrugë të drejtë. Tani duhet ta bëjmë hapin e radhës. Të organizojmë zgjedhje dhe të zgjedhim parlament dhe qeveri që do ta mbajnë kursin e duhur dhe ta tejkalojmë krizën e koronës”, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Nga ana tjetër, VMRO DPMNE-ja akuzoi LSDM-në dhe Zaevin se feston përvjetorin e Marrëveshjes por për 2 vjet nuk bëri asgjë për Maqedoninë, se shteti stagnoi dhe gjithçka që pati ishte korrupsioni dhe varfëria. Kreu i VMRO-së në përvjetorin e 30-të të partisë edhe një herë bëri të qartë se nuk pranon emrin e ri të shtetit.

“Ideja e VMRO DPMNE-së në të kaluarën, tani dhe ju garantoj se edhe në të ardhmen do të jetë Maqedonia. Siç thoshte apostulli i luftës maqedonase për liri, Goce Dellçev “A mund të ketë vend tjetër për një maqedonas pos Maqedonisë?!”, pohoi Hristijan Mickoski, VMRO DPMNE (0:31-0:51)

Marrëveshjen e Prespës në Greqi e kujtoi ish Ministri grek, Nikos Kocias përmes një fotografie me ministrin, Nikola Dimitrov duke shkruar “Promovuam bashkëpunimin dhe miqësinë mes njerëzve dhe vendeve tona. Jemi në anën e drejtë të historisë. E shndërruam historinë nga një burg në një shkollë për të ardhmen.”

Share This Article