Kalohet shifra e nëntë milionë të infektuarve me COVID-19 në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të hënën është kaluar shifra e nëntë milionë të infektuarve në botë me COVID-19, sipas të dhënave të John Hopkins University. Të hënën mbrëma shifra ka arritur në 9,003,042 të infektuar me koronavirus.

Në javët e fundit shifrat po rriten shpejtë. Prinë SHBA-ja me 2,28 milionë të infektuar, ndërsa shifrën prej një milion e ka kaluar Brazili. Brazili ka 1,08 milionë të prekur me COVID-19. Pasojnë Rusia me afro 600 mijë, India me mbi 425 mijë dhe Mbretëria e Bashkuar me mbi 300 mijë. Spanja e Italia janë tejkaluar edhe nga Peruja e Kili.

Ndërkohë numri i të vdekurve nga pasojat e COVID-19 ka arritur në 469 mijë. Mbi 120 mijë të vdekur janë në SHBA, ndërsa mbi 50 mijë në Brazil. Pasojnë Mbretëria e Bashkuar, Italia e Franca.

Share This Article