Drejtori i televizionit të vetëm Shqiptar në britanin e madhe, ALB UK TV ka reaguar në facebook për sa i përket politikave dhe çështjeve lidhur me emigrantët dhe diasporën.
Përpos të tjerave ai fton dhe shpreh se diaspora tashmë ka një driatare të re për gjithë ata që kan një qëndrim për të ardhmen e fatit të tyre.
Më poshtë reagimi i plotë.
“I nderuar z.Ministër i Shtetit për Diasporën.” Fillon Kastrati.
“Me gjithë respektin personal për Ju, marr shkas t’ju shkruaj publikisht jo vetëm në emrin tim personal, por edhe nga miqtë e ALB UK TV.
ALB UK TV e shumë organizata të ndryshme kanë dëshirë vërtetë të jënë pjesë e invlovuar e të ndihmoj sado pak në këtë përzgjedhje, duke filluar me emisione të ndryshme mbi fakte e debate në të mirën e komunitetit Shqiptar. Ne nuk dëshirojmë që benifitet të kalojnë si gjithnjë në të pa skrupullit. Për të informuar sa më mirë Shqiptarët e Britanise Madhe ne kemi dëshire të ftojmë cdo “Emigrant Ambasador” në vedin ku ai jeton të japë kontributin e mendimin e tij/saj rreth kësaj cështje. Sepse Diaspora nuk i përket vetëm një ministri ose një qeverie të vetme e s’mund të zgjidhet me konfernca ne skype ose zyrat e qeverisë, por në mase më të gjërë ! Diaspora në UK e ka një dritare, kjo tani quhet ALB UK TV ku çdo njeri pa dallim është i lire të marë pjesë në emisione ose edhe votim të hapur si per këshillin e diasporës edhe nesër ne zgjedhjet e ardhshme. “Keshilli i Diaspores” Unë personalisht më duket jo serioz edhe që do kisha pasë dëshirën e madhe të merja pjesë në të, për të kontribuar seriozisht e Sinqerisht për Ceshtjen Shqiptare. Kur fillohet duke përfshire qytetarë të Kosovës , Maqedonisë ,Serbisë Malit të zi etj, që skane te bëjnë me legjislacionin Shqiptar ! e kush vendos për zgjedhjen e tyre është legjislacioni Shqiptar e Qeveria ! Kjo është ridicules e jo morale. Këtyre qytetarve të Kosovës , Maqedonisë apo Mal zi e Serbis ju i detyroheni jo tituj “HONORIK”, por dicka me shumë., Kur dihet që legjislacioni Shqiptar fatkeqsisht nuk i përgjigjet interesave të tyre. Për këta qytetarë të këtyre shteteve të ndryshme në vënd që të meremi seriozisht sic duhet, që në fillim të ndërrojne Legjislacion në Shqiperi, që këta shtetas të kënë të drejta të plota e vertetë te ndihen Shqiptar me Nënshtesi e Pashaportë Shqiptare. Atyre i mohohet ana legale e këtij procesi ose më shkoqur…DE Juro Qeveria i thotë JO ( që keni në dispozicion 74 vota në parlament, per ta bere me ligj që nesër) , kurse DE Facto PO….Kjo është nje GAF politike e qeverisë, ose lapsus Legal nga ana juaj, që ska kuptim të vazhdoje më tutje, se duket tallje kundrejt këtyre qytetareve Shqiptar te Kosoves apo Maqedonisë etj. Ose në të kundert mos i përmendi fare se është turp, që si nacionalitet ndihen Shqiptare por si qytetare me nënshtetesi i mohohet kjo e drejtë !, kur dihet fakti qe të gjitha shtetet përreth po na bëjne edhe Shqiptarët me pashaporta si Greke, Bullgare Serbe e Romune e etj…. Nëse Qeveria Shqiptare do të bëjë një akt Moral Nacional Qytetaresk e Patriotik, e të drejte, ti lejojë ketyre qytetareve në fillim të jenë vertetë Qytetare me nënshtesi Shqiptare me të drejta të plota. duke i lejuar nënshtesinë Shqiptare e masandaj ti perfshin ata në Diaspore, e jo ti jape tituj “Honorik.” Për mua personalisht është tallje ndoshta e pa qëllimshme ,por është e vërtetë….
Më fal vërtet për gjuhën e përdorur, po nuk mundem te rri pa shprehur një mendim personal, që jam i bindur është për pjesën më të madhe të Publikut.
Pyetja z Ministër ështe :
1.Pse nuk propozoni në fillim si minister i shtetit per Diasporen në Kuvendin e Shqiperisë të lejohet cdo Shqiptari/e, kudo që ndodhet te mare NENSHTESINE me pasaporte Shqiptare ?
2.Nuk dëshironi ju si qeveri e parlament me 74 vota .?
3.Apo s’ju a lejojnë ?
4.Nëse s’jua lejojnë përse ?
5.E kush s’ju a lejon ?
6.Nëse ja lejonë te gjithave shteteve fqinje pse jo vetem Ne ?
7.Në fund, sa kohë do lejojmë të diskrimonohemi ne Shqiptarët nga të huajt me ndihmën e shtetit tonë ?!
Me Respekt Helidon Kastrati”
Përfundon ai.