Rajoni Sulavesi në gadishullin Minahasa të Indonezisë është goditur nga një tërmet prej gjashtë shkallësh të Rihterit.
Lajmin e konfirmoi Qendra Hulumtuese Gjermane për Gjeoshkenca, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Kjo qendër bëri të ditur se qendra e dridhjes ishte në thellësi prej 114 kilometrave nën sipërfaqen e tokës.
Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unazë e zjarrtë”, zonë me aktivitet të lartë sizmik, prandaj goditet shpesh nga tërmetet.
Në vitin 2018, 4,340 persona kishin vdekur nga një tërmet prej 7.5 shkallësh që kishte ndodhur pikërisht në rajonin Sulavesi.