Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, është i pa kënaqur me marrëveshjen për ligjin zgjedhor, duke theksuar se ajo nuk është një reformë që i duhet vendit. Mediu, thotë se çështja e ndryshimit të sistemit është debat i hapur në koalicion opozitar, ndërsa i qëndron bindjes për lista të hapura. Aleati i PD-së i kërkon Bashës që të mos tërhiqet nga kërkesa për qeveri tranzitore.
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, marrëveshjen për ligjin zgjedhor, nuk e quan reformë. Sipas tij reforma zgjedhore nuk ka të bëjë vetëm me procesin e administrimit të zgjedhjeve.
“Nuk mendoj se është reformë zgjedhore, ka të bëjë me administrimin e procesit për sa i përket procesit.”
Qeveria Tranzitore nuk është pjesë e marrëveshjes, por aleati historik i PD-së, thotë se kjo është një kërkesë nga e cila nuk duhet hequr dorë.
“Opozita duhet të ketë një gjë të qartë, se nuk mund të ketë më pak dakordësi se ajo e viti 2017, ku KQZ-në e kishte opozita dhe detyrimin e për identifikimit biometrik dhe votimin e ka qeveria, për shkak të ligjit që është në fuqi.”
Fatmir Mediu, thotë se çështja e ndryshimit të sistemit është debat i hapur brenda koalicionit opozitarë. Në këtë pikë, nuk e ka kompleks të thotë se është aleat me këdo që është për lista të hapura, përfshirë opozitën brenda parlamentit.
“Unë jam me këdo që është për lista të hapura. Kam vënë re që loja Edi Ramës ka afektuar edhe opozitën parlamentare.”
Mediu i qëndron bindjes së tij se sistemi zgjedhor me lista te hapura është me i miri për Shqipërinë./Ora news/