Nga data 08 shkurt deri më 23 qershor 2020 në Kosovë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 22.133 persona të dyshimtë për koronavirus.
Prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.268 raste, me gjithsej 38 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.108 raste.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 9.268.966 raste të COVID-19 dhe 476.376 raste të vdekjes.