Dr. Mike Ryan, kreu i urgjencave në Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH), ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar për mënyrën se si po i lehtëson kufizimet.
Ai tha se ka një “dalje të qëndrueshme, të ngadaltë dhe hap pas hapi nga kushtet e bllokimit” në vend.
Dr. Ryan tha se qeveria ka komunikuar ndryshimet tek popullata dhe në përgjithësi edhe OBSH-së si dhe ka pasur dialog të vazhdueshëm mes katër kombeve të Mbretërisë së Bashkuar për dallimet rajonale.
Ai tha se testimet në Mbretërinë e Bashkuar tani janë rritur dhe “sistemi i mbikëqyrjes është në gjendje të kuptojë se ku është sëmundja”.
Komentet e tij erdhën pasi Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson njoftoi se niveli tjetër i lehtësimit të bllokimit do të ndodhë më 4 korrik, kur bizneset si baret dhe restorantet do të rihapen nën udhëzimet e qeverisë./BBC