• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Nishani: Sulmi i kryeministrit, i turpshëm

Nishani: Sulmi i kryeministrit, i turpshëm

by albnews
9 April, 2019
in Albania
0
3
VIEWS

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas përgjigjes që kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje drejtorit për Euroazinë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj, pas analizës që ky i fundit kishte bërë, pas takimit Rama-Palmer.

 Në një postim në Facebook, Nishani e ka quajtur kundërpërgjigjen e Ramës, një sulm të turpshëm.

Reagimi i plotë: 

Sulmi i kryeministrit aktual ndaj personalitetit të Dr. Elez Biberaj është më shumë se sa i turpshëm.

Kjo sëpari sepse “turpi është ngrënë me bukë e pirë me verë të shtrenjtë” prej shumë kohësh.

Por ai artikulim i sforcuar dëshmon modelin tashmë të degraduar të autoritarizmit folklorik të trashëgimisë kutërbuese të kukúdhëve bllokmenë, të rritur, ushqyer e indoktrinuar me urrejtjen ndaj “imperializmit”.

Këta kukúdhë të kompleksuar nga makabriteti i modelit 50-vjeçar, përpiqeshin të ishin më të zhurmëshmit dhe ekstravagantët përgjatë kundërevolucionit duke tentuar madje kompleksimin e viktimave të revolucionit.

Sulmi qeveritar ndaj personifikimit të vokacionit perëndimor rreket të shpërvidhet mes perdes tymuese që nuk bën më “derman”.

“… një gjuhë për të ardhur keq, me shumë etiketime fyese, të pavërteta të vrazhda…” etiketohet Dr. Biberaj prej kryeministrit aktual !!!.

Pikërisht ai që fyen dhe etiketon pa kufi Presidentin e vendit, ai që shantazhon, shan, stigmatizon, me çfar ti zërë gjuha opozitën e vendit, ai që gjykon, deformon, përçmon djemtë e vajzat gazetarë, ai që përdhos, qesharakizon, poshtëron qytetarët e pafuqishëm që i mbledh me hall në mexhlisin e artikulimeve të pakontrolluara deri për “gratë e burrave” e për “burrat e grave” të të mjerëve që nuk mbjellin dot më as tokën e tyre.

Ky pra i “tërheq veshin”, Dr. Elez Biberajt përmbi etikën dhe vrazhdësinë !!!!

“…i korruptuar është akuzë e rëndë….a keni prova për këto akuza”, vijon sulmin verbal kreu i qeverisë ndaj Dr. Biberajt !!!

Provat në këto vite qeverisje janë ulëritëse ;

KLSH denoncon sëfundëmi se vetëm gjatë vitit 2018 është konstatuar një dëm ekonomik në shumën 213.9 miliard lekë.

Po ti shtosh këtij raporti edhe ato të 5-6 viteve paraardhëse bëhet një shifër e tmerrshme abuzimesh e dëmesh korruptive.

Gjykata Evropiane e Llogarive deklaronte para do kohësh se : “në Shqipëri 30% e të gjitha prokurorimeve bëhen pa garë”.

Raporti më i fundit i Departamentit të Shtetit mbi klimën e investimeve te huaja citon : “Raportet për korrupsion në prokurimet publike janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneriteteve publike dhe private ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë”.

World Justice Project, një institut ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vendos

Shqipërinë në vendin e 103 nga 126 vendet për nivelin e korrupsionit duke e përfshirë atë në listën e 25 vendeve më të korruptuara në botë, me shtete si Nigeria, Moldavia, Ukraina, Venezuela, Pakistani, Afganistani, Bolivia, Meksika etj.

MONEYVAL, organizëm i Këshillit të Europës, deklaronte në raportin e fundit të saj se ; “korrupsioni paraqet rreziqe të mëdha të pastrimit të parave në Shqipëri. I lidhur shpesh me aktivitetet e krimit të organizuar”.

Skandali më i fundit i superstradës tek Unaza e Re me vlerën 20 milion euro për një kilometër i vuri kapakun edhe fallcifikimit të dokumentave të institucioneve shtetërore amerikane.

Mund të rendisësh prova të tilla tronditëse pa fund për korrupsionin që veç kryeministri nuk e pranon dot.

Një kryeministër i dështuar që stigmatizon një profesionist ekselent të medias duke i deklaruar se ; “…unë nuk jam prokuror apo gjykatës dhe s’kam ndërmend ta marr përsipër një rol të tillë,…. e ju s’mund të tregoni dot një rast të vetëm, kur unë apo qeveria ime të kemi ofruar qoftë edhe mbrojtje verbale nga drejtësia për këdoqoftë…”

Oficerët e policisë Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu janë aty prova të gjalla të dhunimit të drejtësisë dhe shtetit prej pushtetit.

Por ato duken minore krahasuar me dhunën e pushtetit ndaj drejtësisë në hetimin e ish ministrit të brendshëm tashmë dhe në gjykim për përfshirje në krimin e organizuar.

Pengimi ndaj prokurorisë nuk e kishte hallin tek arrestimi i Saimir Tahirit por tek bllokimi i kontrollit të banesës së tij për të mbledhur provat që aq të shumta ishin, sa shpërthyen në qiell në mes të autostradës së Elbasanit.

Dosja skandaloze ÇEZ, dosjet 339, 184, konçensionet e Check Up apo taksës tek Rruga Kombit nuk do mundet të mbyllen në sirtar përgjithmonë.

Kryeministri, pasues i denjë i kulturës së “komunikatave të Komitetit Qëndror” i hakërrehet një njeriu të rritur mes të lirisë së Perëndimit se ; “…ju gaboni krejt kur thoni se shqiptarët duhet të mbështeten tek mediat ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, për mbulimin e çështjeve të ndjeshme…”

Sot, Zëri i Amerikës, DW, RAI2, ZDF, The Guardian, Courrier International, Washington Times e shumë të tjera janë bërë zëri kumbues i çdo shqiptari patriot në thirrjet e tyre për veshët e botës së lirë.

Tu kërkosh shqiptarëve të zëvendësojnë sot VoA me ERTV është njësoj si tu kërkosh atyre teksa shkojnë për plazh në Drimadhas, të vënë mbi kokë kasketën e dajos biroist.

Shqiptarët besuan tek Zëri i Amerikës teksa hodhën në koshin e historisë etërit e bijve, që i grabisin dhe poshtërojnë edhe sot shqiptarët po aq shumë sa ç’tregonte VoA për etërit në përmbysjen e parë.

Previous Post

Veliaj për “Bregun e Lumit”: Nuk do lejojmë ndërprerjen e punimeve

Next Post

Haradinaj: Beteja e Grykës së Kaçanikut ia fali 28 dëshmorë Kosovës

albnews

albnews

Related Posts

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve
Albania

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka
Albania

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Next Post
Haradinaj e kundërshton raportin e OKB-së: Nuk komunikojmë me UNMIK-un

Haradinaj: Beteja e Grykës së Kaçanikut ia fali 28 dëshmorë Kosovës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1810 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM