Turqia është futur në listën e shteteve me liri të kufizuar. Tashmë ky shtet bën pjesë në grupin, ku është edhe Koreja e Veriut. Sot presidenti Rexhep Taip Erdogan ka urdhëruar mbylljen e rrjeteve sociale si Twitter, Youtube dhe Netflix, duke i cilësuar ato si të papërshtatshme për popullsinë turke.
Erdogan në mbledhjen e krekrëve lokalë të partisë AKP, ka theksuar pse duhet Youtube, pse duhet Tëitter, pse duhet Netflix. Jemi kundër mediave sociale për të theksuar shpifjet dhe sulmet. Këto media nuk janë të përshtatshme për kombin tonë. Do t`i japim fund gënjeshtrave dhe shpifjeve personale dhe dhunës dhe terrorit në media. Për këtë arsye do të marrin një nismë në parlament për të mbyllur dhe kontrolluar rrjetet sociale. Erdogan sulmoi Evropën edhe Kinën. Nuk mund të pranojmë terrorin që shkaktojnë mediat sociale. Është një terror që vjen nga SHBA dhe Kina e po përgatisim çdo nismë ligjore që t`i japim fund. Shkak për këtë vendim u bënë komentet e një postimi që bëri ministri Berat Albayrak, dhëndri i Erdogan që ndau me ndjekësit lajmin që ishte bërë baba me një djalë. Nuk mund t`i lemë të qetë këta komentues – tha Erdogan. Ministri Albayrak ka paditur mbi 100 persona, ndërsa prokuroria ka njoftuar nisjen e hetimeve.