ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PD proteston sot përpara Kryeministrisë 44 minutes ago
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset!  48 minutes ago
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç 50 minutes ago
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve 54 minutes ago
Kurti viziton policinë, testohen kapacitetet e mbrojtjes ajrore me dronë 55 minutes ago
Next
Prev
Home UK

Kryeministri britanik: Izraeli të mos aneksojë Bregun Perëndimor

albnews by albnews
1 July, 2020
in UK
0
Kryeministri britanik: Izraeli të mos aneksojë Bregun Perëndimor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Johnson tha se Britania e Madhe nuk do të njohë kufijtë e rinj dhe se aneksimi do të rrezikonte përparimin me botën arabe dhe muslimane

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha se vendi i tij “nuk do të njohë asnjë ndryshim” të kufijve të Izraelit të vendosur në vitin 1967 përveç se nëse për një gjë të tillë pajtohet edhe pala palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

RelatedPosts

Detajet e reja nga policia, autori i sulmit në Australi hodhi eksplozivë, bëri prova

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve

Në një artikull të shkruar në gazetën izraelite “Yedioth Ahronoth”, Johnson paralajmëroi Izraelin për aneksimin e propozuar të pjesëve të Bregut Perëndimor të okupuar, duke kërkuar arritjen e një “përfundimi që ofron drejtësi si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët”.

Duke nënvizuar se ai ishte një “mbrojtës pasionant” i Izraelit, Johnson tha se vendi i tij “gjithmonë i ka qëndruar pranë Izraelit dhe të drejtës së tij për të jetuar si çdo komb tjetër që duhet të jetojë, në paqe dhe siguri”, shkroi ai, duke shtuar se angazhimi i Britanisë “për sigurinë e Izraelit do të jetë i palëkundshëm përderisa unë jam kryeministër”.

“Unë kam ndjekur me trishtim propozimet për aneksimin e territorit palestinez”, tha Johnson në artikullin me titull – “Si mik i Izraelit, ju bëj thirrje që të mos aneksoni”.

“Si mik i përjetshëm, admirues dhe mbështetës i Izraelit, kam frikë se këto propozime do të dështojnë në objektivin e tyre për të siguruar kufijtë e Izraelit dhe do të jenë në kundërshtim me interesat e tyre afatgjata të Izraelit”, shkroi ai.

Johnson argumentoi se aneksimi i propozuar “do të vinte në rrezik përparimin që Izraeli ka bërë në përmirësimin e marrëdhënieve me botën arabe dhe muslimane”, duke shtuar se interesat e Izraelit “mbivendosen” me partnerët arabë.

“Por sado të jetë i fortë intersimi i tyre për një lloj marrëdhënieje tjetër me Izraelin, aneksimi në mënyrë të pashmangshme do t’i kthejë këto mundësi dhe t’i kufizojë partnerët e mundshëm arabë”, tha Johnson.

“Armiqtë e Izraelit do ta shfrytëzojnë këtë dhe do ta përdorin kundër atyre në Lindjen e Mesme që duan të shohin një përparim”, tha ai.

Kryeministri britanik tha se ai dëshironte të shihte “një përfundim që jep drejtësi si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët”.

“Britania shpesh ka qëndruar me një pakicë të vogël në OKB duke mbrojtur Izraelin nga kritikat e paarsyeshme dhe plotësisht joproporcionale”, tha Johnson.

“Aneksimi do të përfaqësonte një shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, tha Johson, duke shtuar se kjo “gjithashtu do të ishte një dhuratë për ata që duan të përjetësojnë historitë e vjetra për Izraelin”.

“Shpresoj thellësisht që aneksimi të mos vazhdojë. Nëse kjo ndodh, Britania nuk do të njohë ndonjë ndryshim të kufijve nga viti 1967, përveç atyre të rënë dakord midis të dyja palëve”.

Johnson tha se të dyja palët ndjenin zhgënjimin e bisedimeve të dështuara të paqes, por “ne tani duhet të përdorim energjinë e këtij momenti që të kthehemi përsëri në tryezë dhe të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje”.

“Kjo do të kërkojë kompromis nga të gjitha palët”, shtoi ai.

Johnson shtoi se mënyra e vetme për të arritur “sigurinë e vërtetë, të qëndrueshme për Izraelin, atdheun e popullit hebre është përmes një zgjidhjeje që lejon drejtësi dhe siguri si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët”.

“Refuzoj të besoj se kjo është e pamundur”, thotë Johnson.

Duke shprehur krenarinë për “kontributin e Britanisë në lindjen e Izraelit me Deklaratën Balfourit në vitin 1917”, ai tha se kjo do të mbetet “një punë e papërfunduar derisa të ketë një zgjidhje e cila siguron drejtësi dhe paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët”.

“E vetmja mënyrë për të arritur këtë është që të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve. Ky duhet të jetë qëllimi ynë. Aneksimi do të na largonte kjo”, tha kryeministri britanik.

Izraeli ka vendosur të mbajë një votim të kabinetit më 1 korrik për të aneksuar vendbanimet kryesore dhe Luginën e Jordanit në Bregun Perëndimor të okupuar nën planin e ashtuquajtur “Marrëveshja e Shekullit” të presidentit amerikan Donald Trump midis Tel Avivit dhe Autoritetit Palestinez.

Grabitja e tokës është kundërshtuar nga palestinezët, të cilët kërcënuan të shfuqizojnë marrëveshjet bilaterale me Izraelin nëse ajo shkon përpara me aneksimin, duke minuar më tej perspektivat për një zgjidhje me dy shtete.

OKB-ja kishte paralajmëruar më parë se aneksimi i tokës palestineze nga Izraeli do të çonte në shpërthim të konfliktit dhe paqëndrueshmërisë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Javën e kaluar, grupi palestinez i rezistencës Hamas e përshkroi planin izraelit të aneksimit si një “deklaratë lufte” kundër palestinezëve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

22 December, 2025
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset! 

Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset! 

22 December, 2025
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

22 December, 2025
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result