Infeksionet janë përhapur në 210 vende në mbarë botën që kurse Covid-19 u identifikua për herë të parë në Kinë në muajin dhjetor 2019.
Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar pozitivë nga infeksioni i koronavirusit është rreth 11.5 milionë, për një total viktimash prej 534 273 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore prej koronavirusit, transmeton Shqiptarja.
Infeksionet janë përhapur në 210 vende në mbarë botën që kur Covid u identifikua për herë të parë në Kinë në muajin dhjetor 2019.
Sipas të dhënave të nxjerra nga grafiku i pandemisë, SHBA kryesojnë renditjen me afro 2.9 milionë raste Covid dhe rreth 130 mijë vdekje, e ndjekur nga Brazili me 1.6 milion infeksione dhe afro 65 mijë viktima dhe India me 700 mijë të prekur dhe rreth 20 mijë viktima.
Duke filluar nga dita e martë, shteti i Victoria-s në Australi do të izolohet dhe do të mbyllë kufijtë edhe me Uellsin e Ri Jugor.
Teksa Melburni ka 95% të të gjitha rasteve të reja të infeksionit të regjistruara javën e kaluar në Australi, autoritetet ‘kanë ndezur’ alarmin e kuq.
Deri më tani, të dy shtetet i kanë mbajtur kufijtë hapur edhe kur të tjerët i kanë mbyllur ato, dhe ky do ishte rasti i parë i regjistruar në 100 vite.
Hera e fundit e mbylljes së kufijve ka ndodhur në vitin 1919, gjatë pandemisë se gripit spanjoll.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan afërsisht 39 500 raste të reja infeksioni dhe 234 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Në vend numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë është afro 130 mijë.
Sipas autoriteteve shëndetësore, totali i rasteve të identifikuar pozitivë është rritur në 2.9 milionë.