Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar pamje të pritjes së tij nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée), në Paris.
Takimi mes tyre ka nisur në orën 11:30 dhe ka zgjatur gati dy orë.
Fillimin e këtij takimi e ka konfirmuar këshilltari për media i kryeministrit, Xhavit Beqiri.
Në lidhje me temat e diskutuara ku vend qendror zë dialogu Kosovë-Serbi, Beqiri ka thënë se do ta lëshojnë një komunikatë për media.
Takimi Hoti-Macron ishte paralajmëruar të hënën nga kryeministria.