Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka hapur Samitin virtual të Parisit, me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Macron ka thënë se kthimi në negociata është i domosdoshëm.
“Rezultate substanciale janë arritur për dhjetë vjet me ndërmjetësimin e BE-së. Duhet të ketë një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore”, është shprehur Macron, raporton AP.
“Sipas asaj që shohim ka një problem. Të gjithë prej nesh janë përfshirë në këtë mosmarrëveshje dhe mendoj se stabiliteti i Ballkanit është përgjegjësi e Bashkimit Evropian. Dialogu është në interes të të gjithëve. Ka situatë të paqëndrueshme me shumë rreziqe dhe jostabilitet”, tha Macron.