Bardhi: Llesh sajoi skenarë me djegie makinash fallco e policë “të dhunuar”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka theksuar se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, “sajoi skenarë me djegie makinash fallco e policë “të dhunuar” për të mbuluar frikën e shefit të tij të vetmuar”.

“Janë të tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve! S’u mjaftoi gazi helmues dhe uji me presion i përdorur në mënyrë kriminale kundër qytetarëve. Turp! Llesh Kimiku sajoi skenarë me djegie makinash fallco e policë “të dhunuar” për të mbuluar frikën e shefit të tij të vetmuar. Pas grabitjes në Rinas, djegia e makinës fallco dhe policë “të dhunuar” është “suksesi” i dytë i Llesh Kimikut në 3 ditë. Parlament me vota fallco, qeveri fallco, kryeministër fallco! Shteti i Ramës ka marrë fund! Ne jemi shumica morale dhe politike! Nuk ka kthim pas”, shprehet Bardhi./Top Channel/

Share This Article