Wolverhampton Wanderers është afër të arrijë një prej sukseseve më të mëdha në histori të klubit.
Kjo skuadër të hënën mbrëma mposhti Crystal Palacen 2:0 dhe kështu u ngrit në pozitën e gjashtë me 59 pikë në tabelën e Premier Leagues. Deri në fund ka mbetur të zhvillohet edhe një xhiro dhe nëse e mban këtë pozitë, atëherë do të sigurojë kualifikimet në Ligën e Evropës.
Poshtë Wolverhamptonit ka mbetur Tottenhami i Jose Mourinhos, me një pikë më pak, 58.