Shpallet gjendje e epidemisë së COVID-19 në Mal të Zi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trupi koordinues kombëtar për sëmundjet infektive ka marrë një vendim i cili e bën të detyrueshëm mbajtjen e maskës ​​mbrojtëse në të gjithë territorin e vendit që nga sot

Në Mal të Zi është shpallur epidemi e koronavirusit (COVID-19) në gjithë territorin e shtetit.

Trupi koordinues kombëtar për sëmundjet infektive ka marrë një vendim i cili e bën të detyrueshëm mbajtjen e maskës mbrojtëse në të gjithë territorin e vendit që nga sot. Aktualisht ka gjithsej 1.920 raste aktive të koronavirusit në Mal të Zi.

“Do të jetë e detyrueshme të mbani maska ​​mbrojtëse jashtë dhe brenda në të gjithë Malin e Zi, përfshirë fëmijët mbi moshën 7 vjeçare. Maska nuk është patjetër të mbahet në plazhe dhe në parqet kombëtare, me kusht që të ruhet distanca fizike”, thuhet në vendim.

Trupi koordinues kombëtar ka vendosur një sërë masash të reja të përkohshme që synojnë parandalimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit ndërsa njëkohësisht lehtësohen masat në disa komuna ku është zvogëluar rreziku epidemiologjik.

Masat e reja kufizojnë grumbullimin e personave në të gjithë territorin e shtetit në maksimum 40 persona në vende të hapura publike dhe në 20 persona në ato të mbyllura, me detyrimin për të respektuar distancën fizike prej së paku dy metra.

Share This Article