Paris Saint-Germaini e ka fituar Kupën e Francës në futboll.
Gjiganti francez e mposhti në finale sonte ekipin Saint-Etienne me rezultat minimal, 1:0.
Golin e fitores për ekipin parisien e shënoi Neymar në minutën e 14-të të takimit.
Saint-Etienne luajti me një lojtar më pak nga minuta e 31-të kur Loic Perrin u ndëshkua me karton të kuq kur ndërhyri ashpër ndaj Kylian Mbappe, i cili u detyrua ta linte fushën.
PSG-ja kështu e feston një tjetër trofe pas titullit të kampionit të Francës, të cilin e fitoi në tavolinë si lider pasi sezoni i Ligue 1 ishte ndërprerë për shkak të pandemisë koronavirus.
Neymar me shokë do të përballen me Atalantën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa në gjysmëfinalen eventuale do të luajnë me fituesin e duelit tjetër çerekfinal, Atletico Madrid ose Leipzig.