Aida Hajnaj, zv/drejtoresha e policisë së shtetit, është zgjedhur si kandidatja për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.
SPAK ka zgjedhur emrin e saj në vend të tre kandidatëve të tjerë, konkretisht Artur Beut, Ervin Hodajt dhe Idajet Faskajt.
Hajnaj do të votohet tashmë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një mandat 5 vjeçar me të drejtë riemërimi një herë.
BKH e cilësuar dhe si FBI-ja shqiptare, është një strukturë e specializuar e policisë gjyqësore dhe pjesë e SPAK. Byroja heton veprat penale pikërisht pranë prokurorisë së posaçme.