Ali Sami Yen, shqiptari që ia kushtoi jetën Galatasaray-it dhe futbollit turk

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Qëllimi ynë është të luajmë kolektivisht si britanikët, të posedojmë një ngjyrë dhe emër dhe t’i fitojmë klubet jo-turke”, ishte synimi i themeluesit të Galatasaray-it, Ali Sami Yen

I biri i Shemseddin Sami Frashërit, njërit prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe dhe asaj turke, Ali Sami Yen (Ali Sami Frashëri), përkujtohet në 69-vjetorin e vdekjes, shkruan Anadolu Agency (AA).

Ali Sami Yen i cili është themeluesi i klubit gjigant futbollistik nga Stambolli, Galatasaray, ia ka kushtuar gjithashtu jetën futbollit turk.

Biri i dytë i Shemseddin Samiut, Ali Sami Yen është lindur më 20 maj të vitit 1886 në Stamboll.

Ai shkollim e tij të parë e ka marrë nga babai i tij ndërsa më pas është dërguar në liceun e Galatasaray-it. Yen, gjatë arsimit ka ndjekur nga afër zhvillimet politike, letrare dhe sportive të periudhës. Me një grup shokësh të klasës vendosën të krijojnë një klub futbolli. Ali Sami Yen dhe shokët e tij në tetor të vitit 1905 krijuan klubin Galatasaray në një klasë të letërsisë. Ai u bë themeluesi numër një i klubit dhe kryetari i parë.

“Qëllimi ynë është të luajmë kolektivisht si britanikët, të posedojmë një ngjyrë dhe emër dhe t’i fitojmë klubet jo-turke”, ishte synimi i themeluesit të Galatasaray-it, Ali Sami Yen.

Ai ka qenë edhe mesfushori i klubit, një futbollist i dalluar në mesin e të tjerëve ndërsa kah fundi i vitit 1907 në një ndeshje kundër klubit nga rrethi Kadıköy i Stambollit të cilin e fituan me rezultatin 3-0 i ishte thyer këmba. Pas kësaj ai nuk arriti të luaj si më parë dhe i dha fund karrierës në futboll.

– 14 vite kryetar i klubit

Ali Sami Yen, plotë 14 vite ishte kryetari i klubit Galatasaray.

Ai nga viti 1905 kur u themelua klubi e deri në vitin 1918, 13 vite pa ndërprerë ishte kryetari i klubit ndërsa më vonë në 1925 përsëri u bë kryetar i klubit për një vit.

Ali Sami Yen me sukses e menaxhoi Galatasaray-in në një periudhë të vështirë për Perandorinë Osmane dhe në periudhën kur ndodhte Lufta e Parë Botërore.

Ai gjithashtu bëri punë të rëndësishme për zhvillimin e fushave të ndryshme të sportit në Turqi.

– Trajneri i parë i kombëtares së futbollit të Turqisë

Ali Sami Yen, gjithashtu është edhe trajneri i parë i kombëtares së futbollit të Turqisë.

Pasi Turqia u anëtarësua në FIFA, ndeshjen e parë e luajtën më 26 tetor 1923 në stadiumin “Taksim” Stamboll kundër Rumanisë.

Turqia nën drejtimin e Ali Sami Yen barazoi 2-2 me Rumaninë.

Ai gjithasthu ka qenë kryetari i parë i organizatës së parë sportive në Turqi të themeluar në vitin 1922 si dhe kryetari i Komitetit Kombëtar Olimpik të Turqisë. 

Ali Sami Yen u bë themeluesi i muzeut të parë sportiv si dhe shkrimtari i librit të parë të futbollit në Turqi.

Ndërroi jetën në moshën 65-vjeçare, më 29 korrik 1951.

Share This Article