Një zyrtar i lartë shëndetësor amerikan ka reaguar se nuk ka prova që sugjerojnë se mbajtja e maskës mund të shkaktojë infektimin nga Covid-19 pas deklaratës së një ligjvënësi që fajësoi maskën për infektimin e tij nga virusi.
Këshillat e Komisionerit të Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Stephen Hahn, për mbajtjen e maskës vjen pasi një kongresmen nga Teksasi, Louie Gohmert, i cili dje doli pozitiv me virus tha se fajësonte mbajtjen e maskës.
Në fakt, është krejt e kundërta – mbajtja e maskës ndihmon në parandalimin e transmetimit të virusit. Nocioni i rremë se maskat shkaktojnë infeksione u popullarizua nga një video në internet e quajtur “Plandemic”, e cila është e mbushur me dezinformata mjekësore se nga erdhi virusi dhe si transmetohet.
Në një intervistë për NBC të enjten, Dr. Hahn tha se nuk ka “prova mjekësore për këtë rast”.
“Ajo që tregojnë të dhënat tona është se njerëzit duhet të mbajnë maska, veçanërisht kur nuk mund të distancohen nga shoqëria. Dhe ata duhet të ndjekin rregullat e tyre lokale në lidhje me maskat.”/BBC