ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë 8 minutes ago
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër 10 minutes ago
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A 12 minutes ago
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së 14 minutes ago
Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje 16 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

DW: Synimet e Turqisë për superfuqi

albnews by albnews
2 August, 2020
in Bota
0
DW: Synimet e Turqisë për superfuqi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Manovrat e përbashkëta ushtarake mes Turqisë dhe Azerbajxhanit janë një paralajmërim i qartë për armikun e përbetuar Armeninë. Pas Sirisë dhe Libisë, Ankaraja dëshiron tani të zgjerojë pushtetin e saj në jug të Kaukazit.

Turqia e konsideron veten si fuqi mbrojtëse të ish-republikës sovjetike të Azerbajxhanit. Popullsitë e të dy vendeve kanë ngjashmëri etnike dhe gjuhësore. Shumë shpejt pas shpalljes së pavarësisë së shtetit të vogël në Detin Kaspik në vitin 1991, u shpall doktrina “dy shtete, një komb”. Si Bakuja dhe Ankaraja i nënvizojnë marrëdhëniet e tyre bilaterale me këtë slogan.

RelatedPosts

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

Tajfuni i fuqishëm “mbërthen” Vietnamin, autoritetet nën alarm, në Filipine të paktën 114 viktima

Thesari legjendar i Habsburgëve gjendet në Kanada, del në dritë diamanti 137 karatësh

Që nga mesi i viteve 1990, trupat e Azerbajxhanit dhe të Armenisë kanë pasur përplasje të rregullta ushtarake që shkojnë nga incidentet në kufij deri në luftëra të vërteta për rajonin e Nagorni-Karabahut, i cili ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por që Armenia e konsideron si shtet të pavarur. Pas një konflikti ushtarak mes të dy vendeve, rajoni i Nagorni-Karabahut është që nga viti 1994 nën kontrollin e Armenisë.

Përleshje e re, Ankaraja pozicionohet

Më 12 korrik pati sërish një përplasje tjetër të përgjakshme mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në provincën veriore armene të Tavushit. Sipas informacioneve zyrtare pati 17 të vrarë, kryesisht ushtarë. Të dyja vendet fajësojnë njëra-tjetrën.

Ankaraja reagoi me retorikë të ashpër duke u pozicionuar në anën e Azerbajxhanit dhe ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, fajësoi vetëm Armeninë për incidentin. Por këtë herë qeveria turke nuk u mjaftua vetëm me fjalë. Nga 1 deri më 10 gusht dy vendet aleate do të zhvillojnë manovra të përbashkëta ushtarake në afërsi të Bakusë dhe të Nagorni Karabahut, me pjesëmarrjen edhe të helikopterëve të Forcave Ajrore Turke.

Kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë

Drejtoresha e qendrës “Insight Centre for Data Analytics”, Anna Karapetjan e konsideron manovrën si sinjal të rrezikshëm. Pas retorikës së pashembullt agresive, Turqia po nis një manovër ushtarake, e cila nuk do të kontribuojë për më shumë siguri dhe stabilitet në rajon,” – tha politologia.

“Turqia është një faktor destruktiv në konfliktin në Nagorni-Karabah”. Mbështetja ushtarake turke duhet kuptuar si kërcënim për Armeninë dhe duhet të ndëshkohet nga bashkësia ndërkombëtare, thotë Karapetajan.

Kurse Hakki Casin nga Universiteti Yeditepe i Stambollit, e mbështet manovrën e përbashkët ushtarake, në të cilin marrin pjesë njësitë tokësore, ato ajrore si dhe forcat speciale. „Turqia po përpiqet ta përdorë fuqinë ushtarake për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon,” tha eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ankaraja dëshiron të sigurojë thesaret e gazit

Ankaraja e mbështet vendin e vogël në Detin Kaspik edhe për arsye ekonomike: së bashku me Gjeorgjinë, Azerbajxhani është një korridor i rëndësishëm energjetik për Turqinë. Gazjellësi transanatolian, ai transkaukazian dhe i Kaukazit të Jugut kalojnë nëpër këto dy vende.

Përmes tyre, gazi natyror kalon nga Deti Kaspik në rrjetin e shpërndarjes së gazit në Turqi. Ankaraja po i shton përpjekjet për të zvogëluar varësinë për energji nga gazi rus dhe Azerbajxhani është bërë vitet e fundit një nga furnizuesit më të rëndësishëm të energjisë për Turqinë.

Ankaraja dhe Moska përsëri përballë

Fakti që Ankaraja po e merr gjithnjë e më tepër në mbrojtje Azerbajxhanin po ndiqet nga Kremlini me sytë e Argusit. Eksperti turk për Rusinë, Kerim Has nga Moska thotë se nuk mendon që manovra e tanishme ushtarake do të shkaktojnë tensione midis Ankarasë dhe Moskës.

Por megjithatë situata mund të ndryshojë shpejt, sepse “ka dëshmi në rritje që qeveria turke dëshiron të krijojë një bazë të përhershme ushtarake në Azerbajxhan.” Dhe sipas ekspertit kjo do të sillte një potencial serioz konflikti midis Ankarasë dhe Moskës.

Arsyeja e qëndrimit skeptik të qeverisë ruse ndaj aspiratave hegjemoniste të Ankarasë është se edhe Moska bën biznese në rajon. Kompanitë energjetike ruse si Gazprom kanë monopolin e furnizimit me gaz për Armeninë dhe Nagorni- Karabahun. Dhe jo vetëm kaq: Rusia e sheh veten si forcë mbrojtëse të Armenisë, armikut për kokë të Azerbajxhanit. Forcat e armatosura ruse kanë në Armeni që nga viti 1995 një bazë ushtarake dhe ajo gjendet vetëm 15 kilometra larg kufirit turk./DW/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

6 November, 2025
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

6 November, 2025
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

6 November, 2025
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result