Në 76 vite nga Mbledhja e parë të KAÇKM-së dhe 117 nga kryengritja e Ilindenit, sot në Qendrën memoriale KAÇKM në Pelince, fjalim mbajti presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i cili theksoi se 2 Gushti është rast i shkëlqyeshëm që të përkujtohemi edhe në rëndësinë historike, edhe në atë bashkëkohore të kauzës ilindenase.
Në fjalimin para të pranishmive në Pelince, presidenti tha se kjo epope historike nuk është vetëm luftë për liri kundër tiranisë, Ilindeni, edhe ai i Krushevës në vitin 1903 dhe ai i KAÇKM-së në vitin 1944 janë unikat sipas karakterit të tyre, njëjtë ashtu siç janë unikat edhe shteti dhe rruga e tij drejt pavarësisë prej vitit 1991 e deri sot.
Në kohën e romantizmave dhe nacionalizmave, Ilindeni, tha presidenti, ishte dhe u bë simbol i vullnetit të pakontestueshëm për shtetin, të bazuar në parime republikane dhe demokratike dhe jetë të lirë të të gjithë bashkësive etnike dhe fetare në të, njofton MIA.
Pendarovski potencoi se më shumë se një shekull, Manifesti i Krushevës dhe 76 vite pas deklaratës së KAÇKM-së për të drejtat themelore të qytetarit të Maqedonisë demokratike, nuk ndalen të na inspirojnë nga veprat e revolucionarëve të atëhershëm, luftës së tyre për drejtësi, që i bashkon humanizmin, kosmopolitizmin dhe solidaritetin dhe e vendos si parim themelor të shtetësisë së Maqedonisë së Veriut.
“Vizioni i tyre për kohabitim ndëretnik dhe ndërreligjioz, u realizua në Republikën e sotme të Maqedonisë së Veriut, si atdhe i përbashkët i qytetarëve të saj, të bashkuar rreth parimeve të lirisë, të drejtat e njeriut, demokracisë dhe solidaritetit”, tha presidenti Pendarovski.