U shpallën të humbur, marinarët gjenden të bllokuar në ishull

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre marinarë të zhdukur janë shpëtuar nga një ishull i vogël i Oqeanit Paqësor, pasi kishin shkruar në rërë një shenjë gjigante “SOS”.

Burrat kishin tre ditë që ishin shpallur të humbur dhe janë gjetur në ishullin Pikelot, nga aeroplanët australianë dhe amerikanë, të cilët kishin evidentuar shënimin në rërë.

Forcat e Mbrojtjes Australiane thanë se burrat u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa shtuan se ata i ofruan burrave ujë dhe ushqim.
“Ndihem krenar për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar nga të gjithë anëtarët e ekuipazhit.

Ne përmbushim me seriozitet dhe devotshmëri të gjitha detyrat që na ngarkohen kudo nëpër botë”, u shpreh Kapiteni australian Terry Morrison.

Share This Article