Drejtori sportiv i Hellas Veronës, Tony D’Amico, ka thënë se klubi do të ishte më shumë se i lumtur që të mbante edhe më gjatë mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla. Por, ai ka pranuar se një gjë e tillë do të jetë e vështirë, meqë shumë klube të mëdha kanë trokitur në derën e Hellas Veronës për ta transferuar gjatë verës.
Ndër klubet më të interesuara në Itali janë Interi dhe Lazio. Kumbulla ka kontratë deri në verën e vitit 2022, derisa këtë edicion me Hellas Veronën luajti 26 ndeshje.
Ai u paraqit përkrah mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani që do t’i bashkohet shpejtë Napoli.