• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Maqedonia
Kush do jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Kush do jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut

by albnews
8 August, 2020
in Maqedonia
0
9
VIEWS

Negociatat e partive për koalicionin e ardhshëm qeveritar vijojnë të zhvillohen larg syve të opinionit. Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar takim mes Lupço Nikollovskit nga LSDM-ja dhe Artan Grubit nga BDI-ja.

Në një komunikatë të përbashkët thuhet se të dyja partitë angazhohen për paqe, stabilitet, siguri dhe bashkëpunim brenda dhe jashtë vendit, për marrëdhënie të mira ndëretnike, zhvillimin ekonomik, shtetin e së drejtës dhe mirëqenie sociale. Në deklaratë nuk përmendet fare posti i kryeministrit, të cilin e synojnë dy partitë, e as ndarja e posteve tjera.

“Biseduam për një shumicë parlamentare dhe një koalicion për një mandat të plotë, katërvjeçar, të qëndrueshëm. Konfirmojmë se nuk kemi asnjë alternativë tjetër për integrimin përveç anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ne jemi të përkushtuar për prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë (v.j. së Veriut). Ne jemi plotësisht dakord të respektojmë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim me Bullgarinë dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Ne jemi të përkushtuar për kohezionin shoqëror, një shoqëri të fortë dhe tolerante, shtetin e së drejtës dhe jemi dakord të kundërshtojmë të gjitha format e nacionalizmit dhe urrejtjes”, thuhet në deklaratën e përbashkët të të dyja partive politike.

Edhe nga VMRO – DPMNE thonë se punojnë për formim të shumicës parlamentare, por nuk japin detaje rreth takimeve.

“Bëjmë përpjekje që të formojmë shumicë parlamentare.  Lidhur me takimet e ardhshme të cilat duhet të caktohen, respektivisht të cilat do të realizohen, do të presim e ja lëmë kohës, por në momentin që do të caktohen ose kur do të kemi informata më konkrete do të njoftohen edhe mediat edhe opinioni se deri ku është situata me negociatat”-tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

Ndërkaq nga Koalicioni ASH-AAA, thonë se pas takimit në Kuvend me kreun e LSDM-së nuk kanë pasur takime të tjera. Shtojnë se në negociata janë vetëm me LSDM-në. Nga ky koalicion thonë se negociata zyrtare do të kenë pasi presidenti Stevo Pendarovski të japë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi është optimist se do të formohet qeveri e re dhe se koalicioni i tyre me Aleancën për Shqiptarët do të jetë pjesë e saj.

“Jam optimist, citoi, se do të formohet qeveri, qeveri e mirë. Pres që edhe ne të bëhemi pjesë e asaj qeverie, nëse arrijmë përcaktimet tona programuese dhe premtimet parazgjedhore t’i vendosim, të bëhen pjesë e programit zgjedhor. Presim, që të vjen një moment shumë interesant, ku do të duhet të punojmë të gjithë së bashku dhe të tregojmë se duhet të ndalen disa praktika të urrejtjes politike dhe betejës së brendshme”, tha Gashi në paraqitjen e tij të djeshme.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari përsëriti se nuk kanë asnjë përputhje me BDI-në, por se do ta mbështesnin mandatin eventual të Naser Ziberit si kryeministër.

“Theksojmë se miratimi ynë ndaj kësaj partie do të ndodhë vetëm nëse z.Naser Ziberi merr mandat si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kuptohet qartë se ky miratim nuk ka lidhje me partinë e BDI-së por ka lidhje me kandidatin për kryeministër”-tha Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

Përderisa partitë politike nuk japin informata konkrete për formimin e shumicës parlamentare, Presidenti Stevo Pendarovski ka afat edhe gjashtë ditë që të japë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Në bazë të kushtetutës, Presidenti mandatin për formimin e qeverisë ia jep partisë me numrin më të madh të deputetëve. Nëse ajo nuk arrin të formojë qeverinë brenda 20 ditëve atëherë mandati i kalon partisë së dytë. Për formimin e qeverisë së re nevojiten 61 vota. Nga zgjedhjet e 15 korrikut, koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM fitoi 46 deputetë, koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë” i VMRO-DPMNE-së – 44, BDI – 15, koalicioni Aleanca dhe Alternativa – 12, E Majta 2 dhe PDSH 1 deputet.

BDI fushatën e ka udhëhequr me moton “për kryeministrin e parë shqiptar” me kandidatin e tyre për kryeministër, Naser Zyberi, por këtë kërkesë e ka kundërshtuar kryetari i LSDM-së njëherë edhe kandidat për kryeministër Zoran Zaev, duke theksuar se “kryeministri nuk fitohet me 15 deputetë”, por edhe nga partia e Ali Ahmetit janë përgjigjur duke thënë se kryeministri nuk fitohen as me 46 deputetë. VMRO-DPMNE-ja si kandidat për kryeministër ka liderin e partisë Hristijan Mickoski.

Previous Post

Mijëra vetë nënshkruajnë një peticion që Franca të marrë nën kontroll Libanin

Next Post

Një e gjashta e britanikëve thonë se s’do ta marrin vaksinën kundër Covid-19

albnews

albnews

Related Posts

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot
Maqedonia

Britania dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje për partneritet strategjik

16 May, 2025
Ndërron jetë një shtetas i Maqedonisë në Serbi, me autobus kthehej nga Gjermania
Maqedonia

Ndërron jetë një shtetas i Maqedonisë në Serbi, me autobus kthehej nga Gjermania

15 May, 2025
Maqedoni, i Aleanca për Shqiptarët tërhiqet nga qeveria, Taravari: Dalim në opozitë
Maqedonia

Maqedoni, i Aleanca për Shqiptarët tërhiqet nga qeveria, Taravari: Dalim në opozitë

13 May, 2025
Next Post
Një e gjashta e britanikëve thonë se s’do ta marrin vaksinën kundër Covid-19

Një e gjashta e britanikëve thonë se s’do ta marrin vaksinën kundër Covid-19

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025
Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4710 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM