Sonte dy superderbe në Ligën e Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City dhe Lyon mbrëmë siguruar çerekfinalen dhe sot nisen për Lisbonë.

Por cilat do të jenë dy skuadrat e radhës dhe të fundit që do të zënë vend në 8 më të mirat në Champions League?

Sonte, po ashtu nga ora 21:00, përballen Barcelona – Napoli dhe Bayern Munich – Chelsea.

Në ndeshjen e parë, Barcelona dhe Napoli barazuan 1-1 në Itali dhe spanjollët janë favorit për të kaluar në çerekfinale.

Ani pse nuk janë në formë të mirë, në skuadër kanë Lionel Messin që disa herë ka përsëritur se Champions League është objektivi i Barcelonës.

Në ndeshjen tjetër, pothuajse është mbyllur gjithçka, edhe pse në futboll 90 minuta janë shumë.

Bayerni e ka mposhtur 3-0 Chelsean në ndeshjen e parë në “Stamford Bridge” dhe është pothuajse me dy këmbë në çerekfinale.

Fituesit e këtyre ndeshjeve, do të përballen së bashke në çerekfinale. 

Share This Article