Komisioni Shtetëror shpalli 11 lista, të cilat do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.
Shqiptarët në këto zgjedhje do të garojnë në dy kolona.
Bashkë në këto zgjedhje garojnë, Lista Shqiptare “Koha është tani”, e përbërë nga Forumi Shqiptar ( ASH-LDSH), Forca e re Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Unioni i Tuzit si dhe Koaliconi “Bashkë nji za”, i përbërë nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI.
Ndërkaq, Këshilli Koordinues Nacional i Malit të Zi propozoi që në ambiente të hapura, gjegjësisht në ambiente të mbyllura, të mundësohet që në tubime politike të tubohen deri në 100 persona.
Partia Demokratike e Socialistëve do të garojë në kolalicion me Partinë Liberale, ndërsa listës me emrin “Vendosmërisht për Malin e Zi! DPS – Millo Gjukanoviq” do t’i prijë zëvendëskryetari i Partisë, Dushko Markoviq, raporton RTCG.