Plazhi i Krorëzës është një nga xhevahirët e shumtë e Rivierës shqiptare.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa foto nga ky plazh i mrekullueshëm, si ftesë për turistët të huaj dhe pushuesit vendas gjatë këtij sezoni turistik.
Plazhi i Krorëzës, i cili përbëhet nga dy pjesë të ndara me njëra-tjetrën nga disa shkëmbinj të vegjël, ndodhet ekzaktësisht midis plazhit të Shpellë-Lukovës (në veri të tij) dhe Gjirit të Kakomesë (që e ka në jug të tij).
Plazhi i Krorëzës është një plazh i virgjër, dhe e vetmja mënyrë për ta eksploruar dhe shijuar nga toka ose nga deti (me varkë).
Zona më e afërt e vendbanimit me plazhin e Krorëzës është fshati i Shën Vasilit, para se të shkoni në Sarandë nga rruga e Bregut./ATSH/