OKB: 818 milionë fëmijë kanë mungesë higjienike në shkolla

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 820 milionë fëmijë në mbarë botën kanë mungesa të objekteve themelore të larjes së duarve nëpër shkolla, duke rritur rrezikun e ngjitjes së koronavirusit, njoftuan sot agjencitë e Kombeve të Bashkuara, OBSH dhe UNICEF.

“Dy në pesë shkolla nuk u sigurojnë fëmijëve sapun dhe ujë”, sipas një raporti të OBSH-së dhe UNICEF-it.

“Në vendet më të varfëra, shtatë nga 10 shkollave u mungojnë mjetet e larjes së duarve, dhe gjysma nuk kanë qasje në shërbimet themelore të kanalizimeve dhe ujërave”, vazhdon raporti.

Më shumë se një e treta e afërsisht 818 milionë fëmijëve, që nuk kanë këto lehtësira themelore, janë nga Afrika subsahariane.

Raporti vjen ndërkohë që shkollat ​​në mbarë botën po përpiqen të rihapen gjatë pandemisë në vazhdim e sipër.

Share This Article