Trump sulmon Kamala Harris-in: Nuk kualifikohet për të shërbyer si zv.presidente

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka sulmuar kandidaten për zv.presidente të demokratëve, Kamala Harris.

Trump tha se Harris “nuk kualifikohet” për të shërbyer si zv-persidente e SHBA-së duke forcuar zërat kritikë që e konsiderojnë presidentin racist.

Kamala Harris lindi nga një baba xhamajkian dhe nënë indiane në Oakland, në Kaliforni, më 20 tetor 1964, por një profesoreshë konservatore e drejtësisë ka vënë në pikëpyetje pranueshmërinë e saj. Trump është akuzuar shpesh si racist pasi ai më herët kishte deklaruar se ish- presidenti Barack Obama nuk kishte lindur në SHBA.

Kujtojmë që Joe Biden të martën prezantoi Kamala Harris si kandidate për zv-presidente, duke u bërë kështu gruaja e parë me ngjyrë që mund të mbajë atë post.

Share This Article