ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 7 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 7 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 7 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 7 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Koalicioni opozitar: Jo zgjedhjeve të gënjeshtërta

albnews by albnews
24 April, 2019
in Albania
0
Koalicioni opozitar: Jo zgjedhjeve të gënjeshtërta
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ditën e skadimit të afatit ligjor për regjistrimin në KQZ, u krijua Koalicioni i Bashkuar Opozitar nën drejtimin e Partisë Demokratike. Strategjia: Përshkallëzim i protestave, akte masive të mosbindjes civile.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli të martën, (23.04.2019) regjistrimin e subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Janë 34 subjekte politike që do të konkurrojnë, mes tyre 10 parti opozitare. Por pikërisht në ditën e skadimit të afatit ligjor për regjistrimin në KQZ, dy ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur në jetën politike të Tiranës: është krijuar Koalicioni i Bashkuar Opozitar nën drejtimin e Partisë Demokratike, (PD) dhe partia më e re opozitare, “Bindja Demokratike”(BD) ia ka dalë mbanë, në momentin e fundit, të regjistrohet në KQZ.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Dy ngjarjet kanë kahe të kundërta: PD dhe 7 partitë e Koalicionit  Opozitar vendosën që nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, kurse BD shpalli që do të marrë  pjesë si një forcë politike opozitare e djathtë, që ka në përbërje figura të njohura dhe ish-drejtues të PD edhe pse kryetari i PD, Basha e quajti të martën, “një opozitë fallco.”

Kryeministri Rama e cilësoi vendimin e koalicionit opozitar për të mos marrë pjesë në zgjedhje, “një tjetër vetëvrasje politike” duke lënë të kuptohet se “vetëvrasja e parë” ishte heqja dorë “në bllok” nga mandatet parlamentare, në shkurtin e kaluar. Ai bëri gjithashtiu me dije se zgjedhjet lokale të 30 qershorit, as nuk ndalen as nuk shtyhen.”

Jo zgjedhje false, përshkallëzim i protestave 

Por Koalicioni i sapoformuar opozitar në strategjinë e tij synon edhe shtyrjen, edhe ndaljen. Tetë partite e tij zotohen se “do të  regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme është formimi i një Qeverie kalimtare, e cila do të përgatisë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje lokale , të lira e të ndershme”. Me fjalët të tjera realizimi prej opozitës i këtij synimi presupozon shtyrjen e zgjedhjeve lokale përtej 30 qershorit.

Largimi i kryeministrit Rama dhe formimi i qeverisë kalimtare përbëjnë për koalicionin “një hap të panegociueshëm që do të garantojë zbatimin e ligjeve aktuale, reformën zgjedhore, zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Koalicioni nuk ka arritur marrëveshje vetëm të mos marrë pjesë në zgjedhje pa u plotësuar kushtet e mësipërme. Ai angazhohet edhe ta bëjë të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve për 34 partitë që duan të konkurrojnë. Në marrëveshjen e koalicionit theksohet se “nuk do të lejohet asnjë farsë elektorale, e organizuar nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës. Zhvillimi i zgjedhjeve do të bëhet i pamundur përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar, revoltës së qytetarëve në të gjithë vendin”.

Që prej prej 16 shkurtit të kaluar PD dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, (LSI) kanë zhvilluar 9 protesta për të larguar kryemnistrin Rama dhe rrëzuar qeverinë e tij por pa rezultat. Protesta e rradhës është planifikuar muajin e ardhshëm, më 11 Maj.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, ish Presidenti Bujar Nishani, dha të martën në mbrëmje në një kanal televiziv të Tiranës, detaje sesi do të arrihet që zhvillimi i zgjedhjeve të bëhet i pamundur.  Ai tha se ”do të ketë akte  masive të mosbindjes civile të qytetarëve dhe bllokim të akseve kombëtare kryesore për një kohë të caktuar”, duke filluar nga dita e enjte, 25.04.

Reforma zgjedhore prioritet i opozitës së re

Peisazhi politik opozitar është më kompleks sesa koalicioni i sapoformuar dhe partia e re opoztitare , BD. Në parlament janë “de jure” dhe “de facto” dy grupe parlamentare opozitare: Grupi Parlamentar Demokratik” me kryetare deputeten e PD, Rudina Hajdari, që u tërhoq nga BD dhe Grupi i Pavarur me deputetë të LSI, që kanë deklaruar pjesëmarrjen në procesin politik pra edhe në zgjedhjet lokale. Ligji Elektoral përmban modalitete për pjesëmarrjen e këtyre dy grupeve parlamentare me kandidatët e tyre në zgjedhje, edhe pa qënë subjekte politike.

Të dyja grupet parlamentare opozitare i bashkon me BD ambicia për një alternativë, projekt të ri politik, ku reformimi i sistemit zgjedhor aktual, që i jep pushtet të plotë dy kryetarëve të partive të mëdha, PS dhe PD, është angazhim prioritar.

Kreu i BD, Astrit Patozi vuri në dukje të martën në median sociale se “Shqipëria sot po vuan pasojat e një polarizimi politik, që e ka zanafillën tek vrasja e demokracisë brenda dy partive të mëdha dhe tek konsolidimi i një sistemi mbytës, që garanton palët rivale për mosndëshkueshmëri dhe mbijetesë politike, kundër çdo projekti të ri. Opozita zyrtare e shikon pushtetin e Edi Ramës si model që mund ta shfrytëzojë për vete, kur t’i jepet rasti”./DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result