Më shumë se 300 mijë persona kanë mbetur pa shtëpi dhe thuajse 50% e objeteve në Bejrut kanë pësuar dëmtime, pas shpërthimit tragjik në këtë qytet.
Numri i viktimave ka shku në 179 dhe mbi 5000 të plagosur.
Jeta në kryeqytetin e Libanit vazhdon të jetë e vështirë, ndëra ndihmat nga jashtë janë jetike.
Dëmet ekonomike të kësaj tragjedie janë vlerësuar mbi 15 miliardë dollarë, duke çuar në prag të falimentimit Libanin, një shtet që ishte në vështirësi ekonomike edhe para tragjedisë, i përfshirë nga protesta të shumta që po zhvilloheshin në të gjithë vendin.
Nga fotografitë shihet edhe më qartë dëmi që ka pësuar porti dhe gjithë qyteti nga shpërthimi i 2750 tonë nitrat amoni, pas një zjarri që autoritetet tashmë dyshojnë se ishte i qëllimshëm.