Ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Albert Sanxhaku ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.
Ai ndodhej në një spital në Turqi ku po trajtohej pasi kishte shfaqur simptoma të sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi.
Fatkeqësisht Sanxhaku nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-19 dhe mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë.
Albert Sanxhaku ka qenë kryetar i Bashkisë Lushnje nga viti 2007-2011. Ai u zgjodh kryebashkiak si kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ai ka mbajtur edhe disa poste të tjera të rëndësishme, së fundmi zëvendës drejtor i fondit të kujdesit shëndetësor.