Kamala Harris pranoi dje në mbrëmje kandidaturën e saj historike për postin e zëvendëspresidentit të SHBA-së, simbol i një rëndësie të veçantë i “familjes së saj moderne” në jetën e asaj që dëshiron të quhet “Momala” nga fëmijët e bashkëshortit të saj.
Nominuar zyrtarisht nga demokratët si kandidate e Partisë Demokratike të SHBA-së për zëvendëspresidencën e SHBA-së duke kandiduar me Joe Biden, Kamala Harris i i bëri thirrje Amerikës të mposhtë Donald Trump në një zgjedhje ku, sipas Barack Obamas, demokracia është në rrezik.
“Ne meritojmë shumë më shumë!”, theksoi e vendosur, senatorja e Kalifornisë, 55 vjeçe, që mund të shkruajë më 3 nëntor një kapitull të ri të historisë amerikane duke u bërë gruaja e parë që merr postin e zëvendëspresidentit.
Duke dënuar kaosin e vazhdueshëm, paaftësinë dhe mizorinë, kjo ish-prokurore e përgjithshme, vajza e një babai xhamajkan, bëri thirrje për mobilizim për të shmangur një dështim tjetër, pas dështimit të papritur të Hillary Clintonit në zgjedhjet e vitit 2016.
“Mungesa e lidershipit të presidentit amerikan, Donald Trump ka kushtuar jetë në vend”, theksoi ajo, duke përmendur pandeminë e COVID-19 që ka shkaktuar 170 000 të vdekur në SHBA.
“Nuk ka vaksinë për racizmin, ne duhet të punojmë”, shtoi ajo në një fjalim të mbushur me ngjarje personale, përpara se një Joe Biden i buzëqeshur t’i bashkohej asaj në skenë, duke respektuar distancimin fizik.
Konventa demokrate, e organizuar këtë vit plotësisht në iternet për shkak të COVID-19, do të mbyllet sot me një fjalim nga Joe Biden, i cili, në modhën 77-vjeçare, rreth një gjysmë shekulli pas hyrjes së tij në politikë, kandidon për presidencën e fuqisë së parë botërore.