Letra e Enver Hoxhës ku njohu Izraelin si shtet të pavarur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri komunist Enver Hoxha në prill të vitit 1949 i kishte dërguar letër ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit Masha Sharet duke e njoftuar se qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë kishte vendosur ta njohë zyrtarisht shtetin e Izraelit dhe qeverinë e tij,

Në këtë letër Hoxha që ishte Kryeministër i Shqipërisë dhe Ministër i Punëve të Jashtme kishte shkruar se qeveria që drejtone ka ndjekur me interesim përpjekjet e popullit izraelit për sigurimin e lirisë dhe pavarësisë.

“Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë kanë ndjekur me interesim përpjekjet që populli i Izraelit ka bërë për sigurimin e lirisë, indipendencës dhe sovranitetit të tij dhe gëzohen duke parë që këto përpjekje u kurorëzuan me sukses në shpalljen e krijimit të Shtetit të Izraelit”, kishte shkruar Hoxha në letrën dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit më 16 prill 1949.

Share This Article