Pogradec, vijon rehabilitimi dhe zbulimi i një tjetër pjese të Bazilikës së Linit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Narteksi i Bazilikës së Linit në Pogradec shumë shpejt do të marrë pamjen e dikurshme.

Kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli ndoqi nga afër punimet që po zhvillohen nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë nën drejtimin e profesorit dhe arkeologut Agron Islami për rehabilitimin dhe zbulimin e një tjetër pjese të Bazilikës së Linit.

Puna për rehabilitimin e bazilikës po ecën sipas parashikimeve dhe Narteksi shumë shpejt do të marrë pamjen e dikurshme.

Bashkë me Drejtorin e DRTK Korçë Gjergji Koki u zhvilluan diskutime edhe për investime të tjera në vazhdim, jo vetëm në Bazilikë, por edhe zonën përreth, me qëllim krijimin e infrastrukturës së nevojshme për vizitorët dhe turistët.

Bazilika e Linit është një faltore paleokristiane e ndërtuar diku në shekullin e VI-të. Nga arkitektura ajo është trikonkëshe dhe përbëhet nga naosi, baptisteri, atrium, dhe tre kapela të vogla, të cilat ndodhen në anët veriore, verilindore dhe jugore të naosit. Bazilika ka qenë e pajisur me ikonostas guri dhe dyshemetë e saj janë zbukuruar me mozaikë shumëngjyrësh, ku nuk mungojnë motivet floreale, nga fauna dhe ata gjeometrikë./ATSH/

Share This Article