Fyerjet raciste ndaj lojtarëve anglezë i kushtojnë rëndë Malit të Zi.
UEFA ka vendosur ta dënojë Malin e Zi me një ndeshje pa tifozë dhe 20.000 euro të tjera për hedhje të mjeteve piroteknike në fushë, në ndeshjen ndaj Anglisë.
Tifozët malazezë kishin fyer në baza racore lojtarët e Anglisë, gjë që ka detyruar Federatën Angleze të Futbollit të ankohej në UEFA për t’u marrë masa ndaj Malit të Zi.
Duket se më së shumti nga kjo përfiton Kosova, e cila ndeshjen e radhës në kualifikimet për Euro 2020 do ta luajë në Podgoricë dhe pikërisht në këtë takim stadiumi do të jetë i zbrazët.
Kujtojmë se ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës luhet më 7 qershor.