Shkencëtari britanik: Koronavirusi do të jetë prezent përgjithmonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koronavirusi do të jetë prezent përgjithmonë në njërën formë apo tjetrën, ka thënë një zyrtar i qeverisë britanike nga grupi i këshillave shkencore për emergjenca.

Ai ka thënë se njerëzit do të duhet të marrin vaksinën në intervale të rregullta për të qenë imunë ndaj koronavirusit.

Komentet e tij vijnë pasi i pari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka deklaruar se pandemia mund të përfundojë brenda dy vjetësh, ashtu siç përfundoi gripi spanjoll në vitin 1918.

Zyrtari britanik, Mark Walport ka thënë se dendësia e popullatës dhe udhëtimet do ta përhapin edhe më shumë koronavirusin.

Gripi spanjoll në vitin 1918 la të vdekur 50 milionë njerëz. Nga koronavirusi deri më tani kanë vdekur gati 800 mijë persona dhe janë infektuar 23 milionë të tjerë.

Share This Article