Koreja e Jugut: Presidenti i Koresë së Jugut tha që vendi po përballet me një krizë të re të virusit, më e rëndë se faza e pare.Për këtë arsyje, pothuajse 2,000 shkolla janë mbyllur me rritjen e numrit të rasteve.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 266 raste të reja me covid-19.Deri më tani numri i të infektuarve ka arritur në 17,665 dhe 309 janë viktima.
Japoni: Shënohen 746 raste të reja me Covid-19 dhe 5 viktima gjatë ditës së djeshme në Japoni.Numri i përgjithshëm i rasteve është 63,219, ndërsa 1,194 janë viktima.
SHBA: Rreth 34,567 raste të reja të Covid-19 janë shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së djeshme.Numri i përgjithshëm ka arritur në 5,703,586.
Australi: Një roje, i cili ishtë duke punuar në një hotel tashmë të karantinuar në Australi, dyshohet se u infektua nga Covid-19 si pasojë e mungesës së pajisjeve mbrojtëse (PPE).
Zelanda e Re: Raportohen 8 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Zelandën e Re.Deri më tani, vendi ka 1,332 raste dhe 22 viktima.