Paul Pogba, futbollisti i mesfushës i klubit anglez Manchester United, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), tha Didier Deschamps, përzgjedhësi i përfaqësueses franceze të futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai tha se futbollisti 27-vjeçar francez do të duhet të kalojë 14 ditët e ardhshme në izolim. Kjo është arsyeja pse ai do të humbasë ndeshjen e Francës në Ligën e Kombeve në Suedi më 5 shtator dhe tri ditë më vonë duelin në shtëpi kundër Kroacisë.
Megjithatë, Pogba mund të jetë gati për fillimin e Premier Ligës, kur Manchester United luan kundër Crystal Palace në Old Trafford më 19 shtator.
Deschamps e ka ftuar Eduardo Camaving, mesfushorin 17-vjeçar të Rennes, që të bashkohet me Francën në vend të Pogba-s.