ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 8 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 8 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 8 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 9 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama thirrje Lukashenkos: Prano ofertën për dialog

albnews by albnews
28 August, 2020
in Albania, Bota
0
Rama thirrje Lukashenkos: Prano ofertën për dialog
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë teksa mbajti fjalin e tij si lider i OSBE për krizën në Bjellorusi.

Rama u bëri thirrje autoriteteve bjelloruse, në këtë rast presidentit Lukashenko, të pranojë ofertën për dialog.

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

“Kryesia shqiptare do i qaset kësaj përpjekjeje pa axhendë të paracaktuar, u takon atyre të bien dakord si do të ecë përpara Bjellorusia. Kryesia do të ecë pa reshtur për të ndihmuar. Do të sigurohemi që të mbetet kështu gjatë gjithë kohës, pa imponuar asgjë. Së fundi, kryesia beson se cdo marrëveshje dhe garanci duhet respektuar nga i gjithë komuniteti, nëse biem dakord për dicka duhet t’i përmbahemi. Organizata jonë mund ta bëjë këtë perspektivë, të angazhohem, të dëgjoj, kuptoj dhe mbështes në gjendje të bëj. Jam gati ta bëj të funksionojë. U bëj thirrje autoriteteve bjelloruse, ju lutem jepini një mundësi kësaj oferte, përfitoni nga ky moment, që Bjellorusia t’i largohet përballjes dhe të përpiqet për dialog dhe pajtim”, tha Rama.

Rama tha se OSBE duhet të ndihmojë Bjellorusinë dhe popullin bjellorus në këtë udhëkryq mjaft të rrëzikshëm në historinë e tyre.

Kryeministri bëri të qarta tre fakte. “OSBE-ja duhet të ndihmojë Bjellorusinë dhe popullin bjellorus në këtë udhëkryq mjaft të rrëzikshëm në historinë e tyre. Është e vështirë kur ndasitë janë qartësisht kaq të thella, dhuna është gati të shpërthejë. Që vendi të ecë përpara, do të duhet bashkëpunim i thellë Bjellorusisë.

Por që vendi të ecë përpara në mënyrë të sigurt, do të duhet mirëkuptim dhe bashkëpunim. Dhe roli ynë duhet të jetë që të ndihmojmë që kjo të ndodhë. Bëj tre gjëra të qarta, e para; sado të forta të jenë opinionet që kemi, nuk na takon të ndërhyjmë në çështjet e brendshme bjelloruse që ka dalë në rrugë.

Së dyti sado të forta të jenë ndjenjat, nuk na takon të marrim anë. Së treti nuk po kërkojmë dhe as nuk duhet të kërkojmë rolin e ndërmjetësimit mes dy palëve, thjesht të ndihmojmë Bjellorusinë si një prej nesh në këtë moment mjaft kritik.

Shqetësimet lidhur me zgjedhjet janë të qarta, nuk mundën të vëzhgoheshin nga OSBE dhe kjo ishte shqetësuese. Analizat për votimin kanë theksuar arsyet për këtë shqetësim. Është një  makth për Bjellorusinë dhe popullin. Ne nuk duhet të rrimë mënjanë”, tha ai.

Rama u shpreh se qindra gazetarë janë arrestuar e dhunuar, dhe persona të shumë janë vrarë ose zhdukur. Sipas tij, ajo çfarë po përjeton Bjellorusia është një makth.

“Më pas vijoi përgjigja e qeverisë për protestat që pasuan. Një përdorim shpërpjesëtimor i forcës, ndalime në masë, kufizim i lirisë së medias dhe i qasjes në informacione e komunikime. Monitorimi nga zyra e përfaqësuesit të OSBE për lirinë e medias, tregon që mbi qindra gazetarë, e i janë nënshtruar dhunës, kjo është alarmuese.  Edhe më alarmuese dhe trushtuese ka qenë humbja e jetëve dhe raportet e përhaura për personat e zhdukur. Është një makth potencial për Bjellorusinë dhe për popullin bjellorus”, deklaroi Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result