Xhaka kapiten i Zvicrës, Shaqiri jashtë listës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, në konferencën e mbajtur për shtyp të premten, ka bërë të ditur se Granit Xhaka do të jetë kapiten i “helvetikëve”.

Shiriti i kapitenit i takon mesfushorit të Arsenalit, pasi nga përfaqësuesja zvicerane është pensionuar Stephan Lichtsteiner, kapiten i deritashëm.

Xhaka 11 herë ka qenë kapiten i Zvicrës, kurse tani do të jetë i rregullt.

Në listën që Petkoviqi e ka publikuar për duelet e Ligës së Kombeve mungon sërish Xherdan Shaqiri. Përzgjedhësi Petkoviq për Shaqirin ka thënë se është i lënduar.

“Kam qenë në kontakt me Xherdanin tërë kohën. Fola me të dhjetë ditë më parë. Ka stërvitur me Liverpoolin dhe është ndier mirë. Të mërkurën donim të diskutonim për hapat e radhës, por fatkeqësisht, ai u dëmtua po të mërkurën. Nuk ishte në gjendje të na ndihmonte. Kjo është arsyeja pse nuk është thirrur”, deklaroi Petkoviqi.

Shqiptari tjetër në listën e Petkoviqit është sulmuesi i Celticut, Albian Ajeti.

Share This Article