ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 2 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 2 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  2 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  2 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Greqia nuk ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë

albnews by albnews
29 August, 2020
in Albania
0
Rama: Greqia nuk ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Rama në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale thekson se për kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përsëri në lidhje me pretendimin e Greqisë se planifikon të zgjerojë ujërat territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje, si dhe mbi debatet dhe reagimet në Shqipëri mbi qëndrimet e shtetit grek për këtë çështje, transmeton Anadolu Agency (AA).

RelatedPosts

Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra 

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari 

“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama 

Kryeministri Rama në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale thekson se për kufijtë mes dy shteteve (Shqipërisë dhe Greqisë) s’mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë.

“Nuk bëhen marrëveshje të fshehta për këtë punë, sepse s’kanë asnjë vlerë mbi detin e mbi tokën për sa kohë janë të fshehta. Bëhen marrëveshje të negociuara me vite, të cilat emrin marrëveshje e marrin kur bëhen publike dhe vlerën si marrëveshje e marrin vetëm kur kalojnë provën e institucioneve kushtetuese të shtetit”, shkruan Rama.

Rama shprehet se fjala e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, në Parlamentin e Greqisë, “nuk ka asnjë lidhje me ujërat territorialë të Shqipërisë, me ndonjë marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë apo me ndonjë punë të Shqipërisë që lidhet me të drejtën e vendit fqinj për ato 12 miljet e stërpërfolura”.

“E drejta e 12 miljeve buron nga Konventa Ndërkombëtare e të Drejtës së Detit dhe Greqia nuk ka kufij detarë vetëm me Shqipërinë, po edhe vende të tjera, kështu që kryeministri grek është në të drejtën e vet kur flet në parlamentin e tij, për detet e Greqisë. Ndërkohë, për sa i përket deteve tona, Shqipëria e ka ushtruar në vitin 1990 të drejtën e saj të shtrirjes në ato milje, në bazë të asaj konvente ndërkombëtarë të vitit 1982. Zgjerimi i bërë nga Shqipëria në marsin e 1990-ës është depozituar në Kombet e Bashkuara dhe as është kontestuar, as mund të kontestohet nga Greqia”, thekson Rama.

Sipas tij, negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për të ashtuquajturin delimitim të ujërave mes Shqipërisë e Greqisë, i kanë zhvilluar me qeverinë e mëparshme greke dhe marrëveshja nuk është arritur të mbyllet.

“Ne duam ta arrijmë një marrëveshje me Greqinë për këtë çështje, siç kemi arritur edhe të tjera e siç duhet të arrijmë të tjera akoma. Ne Greqinë e konsiderojmë një nga tre partnerët strategjikë më të afërt të Shqipërisë, së bashku me Italinë dhe Turqinë. Ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj Greqisë dhe Greqia nuk ka të tilla ndaj nesh, por ne kemi pretendime reciproke për bashkëkombasit që jetojnë në shtetin tjetër. Ne jemi fqinj të shkëlqyer në nivelin e marrëdhënies mes popujve, por s’kemi shkëlqyer gjithnjë në marrëdhëniet politike mes shteteve e qeverive”, shkruan kryeministri i Shqipërisë.

Sipas Ramës, sot marrëdhëniet mes dy qeverive në Athinë e në Tiranë, “janë të mira dhe kanë një potencial të madh për t’u bërë të shkëlqyera”.

Kujtojmë se disa ditë më parë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë seancës në Parlamentin e Greqisë njoftoi se planifikojnë të zgjerojnë ujërat territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje. Deklaratat e tij shkaktuan reagime në Shqipëri të zyrtarëve, politikanëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Ndërkohë, pas qëndrimeve të shtetit grek, gjatë ditës së djeshme, lideri i opozitës dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisën(PD), Lulzim Basha, në rrjetet sociale i bëri thirrje kryeministrit Rama, që të “bëjë transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin”.

Ndërkaq, në lidhje me reagimin e Bashës, Rama ka theksuar po gjatë ditës së djeshme se negociatat janë ndalur prej kohësh, që pas ndryshimit të qeverive në Greqi.

Reagime pas deklaratave të zyrtarëve të Greqisë për ujërat territoriale ka pasur edhe nga disa aktivistë të shoqërisë civile, të cilët sot në një deklaratë për mediat, kërkuan, sipas tyre, transparencë për negociatat e mundshme mes dy palëve, si dhe transparencë në lidhje me pretendimet e Greqisë që synon të “zgjerojnë ujërat territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje”.

Ndryshe, në prill të vitit 2018, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë konfirmoi zyrtarisht fillimin e bisedimeve për kufizimin e zonave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në dy vitet e fundit janë mbajtur disa raunde të negociatave, ndërkohë mes palëve ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare mbi kufizimin e zonave detare.

Në vitin 2009, mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Greqisë u nënshkrua një marrëveshje për çështjen e kufizimit të zonave detare, por marrëveshja në fjalë u shfuqizua në vitin 2010 nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë që e shpalli të pavlefshme juridikisht dhe antikushtetuese.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result