Ishujt që ia mbyllën dyert virusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Palau Hotel kishte marrë këtë emër, sepse kur u hap në vitin 1982, ishte i vetmi hotel i Palaut. Nuk kishte tjetër. Që prej asaj kohe, shteti i vocërr, i rrethakuar nga kaltërsia e Oqeanit Paqësor, ka përjetuar një lulëzim të turizmit. Në vitin 2019, 90.000 turistë erdhën në Palau, pesë herë më shumë se krejt popullsia e tij. Më 2017, të dhënat treguan se turizmi përbënte 40 përqindëshin e GDP-së së këtij shteti. Ama, këto të dhëna ishin para pandemisë.

Kufijtë e Palaut janë mbyllur që prej muajit mars. Dhe ky është vetëm njëri prej 10 shteteve që nuk kanë evidentuar asnjë rast me koronavirus (përjashtuar Korenë Veriore dhe Turkmenistanin). Mirëpo, edhe pa e infektuar asnjë person, virusi veç e ka shkatërruar shtetin.

Palau Hotel është i mbyllur që nga marsi dhe nuk është i vetmi.

Restorantet janë bosh, dyqanet e bizhuterive nën dry. Mysafirë të vetëm të hotelit janë banorët e karantinuar pas kthimit nga vendet e tjera.

E keqja tjetërfare

Palau, Mikronezia, Ishujt Marshall, Naru, Kiribati, Ishujt Solomon, Tuvalu, Samoa, Vanuatu dhe Tonga janë dhjetë shtetet që nuk kanë regjistruar asnjë rast me koronavirus.

Share This Article