Zgjedhjet në Malin e Zi, Cakaj: Ditë vendimtare për forcimin e faktorit shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qytetarët e Malit të Zi po votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe në ato për asambletë në 5 komuna.

Ministri në detyrë i Punëve të jashtme, Gent Cakaj e cilësoi një ditë vendimtare për forcimin e faktorit shqiptar e ruajtjen e drejtimit euroatlantik të Malit të Zi

“Sot është një ditë vendimtare për forcimin e faktorit shqiptar e ruajtjen e drejtimit euroatlantik të Malit të Zi”, deklaroi Cakaj

Më tej, ministri Cakaj, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të Malit të Zi të marrin pjesë masivisht në procesin e votimit

“Ndaj ju bëjmë thirrje edhe njëherë të gjithë vëllezërve e motrave tona në Mal të Zi të vazhdojnë daljen masive në zgjedhje dhe të votojnë për Listën Shqiptare me numër 10”, deklaroi ai.

Share This Article