101 raste pozitive janë konfirmuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vend. Ndërsa kanë vdekur edhe 5 qytetarë.
Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se për të 4 ditë radhazi numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.