Përpjekja për të hyrë në parlamentin e Gjermanisë gjatë protestës së madhe të së shtunës në Berlin, që u mbajt për të kundërshtuar kufizimet për shkak Covid-19, është dënuar nga shumë politikanë.
Demonstruesit, shumica simpatizantë të së djathtës ekstreme, përçanë kordonin dhe vrapuan nëpër shkallët e Reichtagut por pastaj u shpërndanë nga policia, shkruan BBC.
Ministri i brendshëm tha se duhet të ketë “zero tolerancë” për sjellje të tilla.
Demonstruesit që po mbanin flamurin e ish Gjermanisë Perandorake, e përdorur nga Reichsburger, grup i së djathtës ekstreme, i përçanë disa policë dhe filluan të vrapojnë drejtë hyrjes së parlamentit.
Policia tha se kishin qenë disa qindra protestues.
Pas kacafytjes protestuesit u zmbrapsën nga policia e cila përdori gaz lotsjellës. Disa persona u arrestuan.
“Reichstagu është parlamenti dhe qendra e demokracisë sonë. Është e papranueshme që ata që dëshirojnë trazira së bashku me ekstremistët ta keqpërdorin për qëllimet e veta”, tha Ministri i Punëve të Brendshme Horst Seehofer.
Edhe zëvendës Kanselari Olaf Scholz, dënoi shfaqjen ë simboleve të së djathtës ekstreme si dhe atyre të Gjermanisë Perandorake.
Protestat e së shtunës u organizuan nga lëvizja Querdenken 711. Grupi ka më shumë se 16,000 përcjellës në mediat sociale dhe beson së kufizimet për shkak koronavirusit shkelin të drejtat dhe liritë që kanë themel në kushtetutën e Gjermanisë.
Në këtë protestë murrën pjesë afro 30,000 njerëz, pa maska dhe distancim social, një ditë pasi që Kanselarja gjermane Angela Merkel aprovoi ligjin i cili dënon me 50 euro mos mbajtjen e maskave.