ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë 7 hours ago
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës 7 hours ago
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri 7 hours ago
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA 7 hours ago
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Vetëvenedosja pas zgjedhjeve në Malin e Zi: Duhet një Aleancë Ballkanike përballë hegjemonizmit të Serbisë

albnews by albnews
2 September, 2020
in Bota, Kosova
0
VV po e pret PDK’në për ta rrëzuar Hotin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lëvizja Vetëvendosje reagoi për zgjedhjet e mbajtura në Mal të Zi. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vetëvendosje pohoi se nëse arrihet të formohet qeveria me tri partitë opozitare, bashkëjetesa ndëretnike në Mal të Zi, do të pamundësohet dhe shqiptarët duhet të mendojnë për orientime të reja.

Sipas Vetëvendosjes, duhet një Aleancë Ballkanike përballë hegjemonizmit të Serbisë dhe imperializmit të Rusisë

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

REAGIMI 
Hovi i hegjemonizmit serb

Me flamuj të Serbisë, me thirrje raciste antishqiptare, me parulla kundër Kosovës e për Rusinë, me liturgji politike të Amfilohije Radoviçit në funksion të shovinizmit, Mali i Zi ndodhet para ndryshimeve të mëdha si pasojë e zgjedhjeve të së dielës, fushata për të cilat ishte shumë më e gjatë sesa ajo zyrtare dhe shumë më e gjerë sesa vetëm në Mal të Zi.

Tri parti opozitare pritet të formojnë koalicionin e ri qeverisës me kabinet ekspertësh. Partia më e madhe aty “Fronti Demokratik” dhe ajo e dyta “Paqja është kombi ynë” janë pro-serbe. Kreu i “Frontit Demokratik” as vetë nuk e kishte pritur rezultatin e lartë prej 32,5%, duke konfirmuar kështu se kjo fitore nuk ishte njëmend e tyre, dhe se në fakt, janë Kisha Ortodokse Serbe dhe Beogradi ato që u përfshinë në garë.

Në Ballkan tashmë ndodhet Kaliningradi rus, në Republikën Serbe të Bosnje Hercegovinës. Nuk kemi nevojë për Kaliningradë të rinj. Nëse arrijnë ta formojnë qeverinë këto tri parti, atëherë bashkëjetesa ndëretnike në Mal të Zi, edhe ashtu e brishtë, do të pamundësohet dhe shqiptarët duhet të mendojnë për orientime të reja.
Që nga zgjedhjet e fundit të mbajtura para dy muajve, 3/4 e Kuvendit të Serbisë është në duart e Vuçiçit. Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit atje janë nga e njëjta parti politike. Serbia nuk është shtet demokratik. Homogjenizimi nacional i elektoratit serb është fort i ngjashëm me atë nga fundi i viteve ’80. Ky homogjenizim me pushtet autoritar, frymë religjioze dhe përmbajtje ultra-konservatore po përkthehet në hegjemonizëm rajonal.

Federata Ruse është përcaktuar për serbët si satelit të saj në Ballkan, andaj situata politike ngjan më shumë si ajo në prag të Luftës së Parë Ballkanike sesa si ajo pas Paqes së Shën Stefanit. NATO-ja dhe BE-ja nuk bën t’i ngjajnë Perandorisë Osmane në dekadën e saj të fundit. Ato nuk guxojnë të mjaftohen me paqen dhe sigurinë në Maqedoninë e Veriut, duke e reduktuar aty krejt paqen dhe sigurinë rajonale.
Shqiptarët duhet të faktorizohen për ta balancuar Serbinë. Nuk mund të ecim në shekullin XXI me këto shtetet tona të dobëta që udhëhiqen nga politikanë karagjozë e të korruptuar. Ata nuk gëzojnë autoritet dhe besim te shqiptarët, andaj ishte e kotë, në mos kundër-produktive, thirrja e tyre e përsëritur për të votuar në Mal të Zi njërin koalicion shqiptar. Kosova e Shqipëria duhet ta bëjnë bashkimin ekonomik dhe ta unifikojnë politikën e jashtme e të sigurisë, dhe jo të vrapojnë pas Vuçiçit për Mini-Schengen Ballkanik apo për njohje me ‘Zajednicë’.

Në fillim të shekullit XX, Rusia cariste synonte një Aleancë Ballkanike kundër perandorive Austro-hungareze dhe Osmane. Këto dy perandori nuk ekzistojnë më. Shqiptarët atëbotë bënë më së shumti rezistencë dhe organizuan më së shumti kryengritje por ngelën me një shtet që nuk përthekonte as një të tretën e trojeve të cilat asokohe banoheshin prej kombit tonë. Një shekull më vonë, e në prag të dekadës së tretë të shekullit XXI, na nevojitet një Aleancë Ballkanike, por kësaj radhe përballë hegjemonizmit të Serbisë dhe imperializmit të Rusisë.
Ne shqiptarët jemi në qendër. Në njërin krah kemi kroatët e në tjetrin bullgarët. Bashkë me ta, por edhe me Sarajevën, Podgoricën dhe Shkupin zyrtar, mund e duhet ta krijojmë Aleancën 3+3, që të ruajmë paqen, të fitojmë Evropën e të forcojmë NATO-n, që të mos e harrojmë shekullin e kaluar e që të mos gabojmë në këtë shekull, pa inat ndaj të tjerëve e për hir të vetes tonë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

13 December, 2025
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

13 December, 2025
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

13 December, 2025
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result