Kreu i VV-së, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim virtual me siç e quan ai, një prej mendjeve më të ndritura të botës akademike për çështjet e zhvillimit ekonomik, profesorin Ha-Joon Chang nga Universiteti Cambridge në Mbretërinë e Bashkuar.
Kurti thotë se ky profesor do ta ndihmojë për programin dhe planin e Qeverisjes Alternative të VV-së.
Kurti thotë se një ndër shqetësimet kryesore të ngritura gjatë takimit 90 minutësh me profesorin Chang, ka qenë edhe propozimi i qeverisë për të lejuar tërheqjen e 10% të kontributeve nga Trusti pensional i Kosovës.
Kurti thotë se sipas profesorit Chang, ky propozim është po aq i rrezikshëm sa është edhe i pakuptimtë.
“Sipas vlerësimit të tij, një politikë e tillë jo vetëm se do të dështojë të ndihmonte pikërisht ata qytetarë që kanë më së shumti nevojë për mbështetje në këtë kohë pandemie, por edhe do t’i rrezikonte seriozisht kursimet pensionale të brezave të ardhshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Postimi i plotë i Kurtit:
Zoom me Ha-Joon Chang
Në kuadër të përgatitjes së programit dhe planit të Qeverisjes Alternative, sot kam pasur nderin për të mbajtur një takim virtual me një prej mendjeve më të ndritura të botës akademike për çështjet e zhvillimit ekonomik, profesorin Ha-Joon Chang nga Universiteti Cambridge në Mbretërinë e Bashkuar. Ky profesor do të na ndihmojë për programin dhe planin tonë të Qeverisjes Alternative. Profesori Chang është ekonomist i famshëm për përpjekjet e tij për të përshkruar një verzion të kapitalizmit që eshtë jo vetëm më i barabartë por edhe më efiçient sesa ai me të cilin jemi mësuar. Librat e profesorit Chang, që disa vjet, kanë qenë një prej frymëzimeve për programin socio-ekonomik të Lëvizjes sonë.
Në takimin tonë 90 minutësh, kemi folur gjerë e gjatë, jo vetëm në nivelin e përgjithshëm, por edhe duke trajtuar në hollësi sfidat e posaçme me të cilat Kosova po përballet në këtë fazë të zhvillimit të saj, si dhe mundësitë e veçanta të cilat Republika jonë duhet t’i shfrytëzojë deri në maksimum, në mënyrë që të garantojmë suksesin tonë zhvillimor gjatë viteve të ardhshme.

Bashkë me mua në këtë takim ka qenë ish këshilltari i kryeministrit për të drejtat e njeriut në qeverinë tonë, z. Tienmu Ma.