Reagime pas deklaratës së Trump: Ditë paqeje për Lindjen e Mesme, pajtuam Kosovën myslimane me Izraelin

albnews
By
1 Min Read

Kosova dhe Izraeli arritën sot marrëveshjen për njohje reciproke pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan, Donald Trump e ka konsideruar këtë një ngjarje historike, por në një koment në Twitter ai e ka prezantuar Kosovën si “vendi me shumicë myslimane” duke shkaktuar mjaft reagime në Prishtinë.

“Një ditë tjetër e madhe për paqe me Lindjen e Mesme – Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli janë pajtuar për normalizim marrëdhëniesh dhe për vënie të marrëdhënieve diplomatike. Ju lumtë!”, ka shkruar Trump në Twitter.

Etiketimi si “Kosova myslimane” nuk u ka pëlqyer shumë komentuesve që rrjetet sociale që thonë se “Kosova së pari është shqiptare dhe më pas evropiane”.

Për çështjen e njohjes reciproke Kosovë – Izrael ka reaguar edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Ai ka thënë se pas marrëveshjes, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hapë ambasadë në Jerusalem”. ©LAPSI.al

https://twitter.com/hahellyer/status/1301931407925817352
https://twitter.com/DAORR3/status/1301928413322645504
https://twitter.com/mustafaoner_/status/1301943208876945410
https://twitter.com/DARSB1/status/1301924662868238342
Share This Article